Rreth nesh

Edlira Luga - Klinike Dentare

Klinika Dentare “Luga” ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1999 me iniciativë të Dr. Edlira Luga e cila është që prej fillimit drejtuese e saj. Kjo iniciativë lindi me një qëllim te qartë, për ti bërë të arritshme për të gjithë kurat më të mira stomatologjike. Sepse shëndeti, edhe ai dentar, është një dhuratë që duhet garantuar me trajtimet më të mira dhe një kujdes të vazhdueshem drejt parandalimit.

Që me lindjen e saj e deri më sot klinika i është nënshtruar një sërë ndryshimeve dhe zgjerimeve të kapaciteteve të saj duke arritur deri më sot me dy salla te ndryshme operimi dhe odontoiatrie duke e kthyer kliniken “Luga” në një nga klinikat më prestigjoze në Durrës.

Për të ofruar një ambient terapeutik mikpritës, higjenik dhe totalisht të sigurtë, kemi projektuar dhe ndërtuar klinikën tonë në bazë të normave ligjore të parashikuara në sektorin stomatologjik. Standarte të cilësisë më të lartë dhe aparaturat e materialet të certifikuara CE janë celësi i suksesit tonë të vazhdueshem ndër vite.

Gjatë gjithë kohës ne investojmë në pajisje, materiale dhe teknika të reja për të siguruar përkujdesin maksimal për higjenen tuaj dentare.

Skuadra jone

Pranë Klinikes Luga punojnë një staf prej 5 vetësh ndër të cilët mjekë stomatologë, kirurgë dentarë, personel sekretarie dhe teknikë laboratori.

Falë një modeli të standartizuar të burimeve njerëzore, arrijmë të garantojmë trajtime të personalizuara të cilësisë së lartë me të njëjtat standarte të kualitetit dhe shërbimit.

Për këtë qëllim, kryejmë trajnime të vazhdueshme të burimeve tona njerëzore, nga mjekët, te asistentët e poltronave dhe deri tek personeli i dedikuar për pritjen e pacientëve dhe shërbimin e klientit.

Faleminderit

Për këtë rritje të konsiderueshme u detyrohemi edhe pacienteve tanë të cilët kanë qenë gjithnjë prezantimi më i mirë për punën tonë dhe garancia më e mirë për ne. Cdonjeri prej tyre është kthyer në përcues në miq ose të afërm për profesionalizmin dhe ndershmërine që ka hasur në studion tonë.

Nga ana jonë zotohemi që ti bashkojmë profesionalitetit më rigoroz, disponibilitetin dhe eficencën në shërbim. Në klinikën tonë do të gjeni përvec specialistëve të kualifikuar edhe një sërë shërbimesh të cilat mundësojnë të kthejnë turizmin dentar të disponueshem për një numër sa më të madh njerëzish.