Turismo Dentale

Pak i njohur deri disa vite më parë, termat “turizmi mjeksor” dhe “turzimi dentar” po bëhen gjithnjë e më tepër të njohur për shumë familje në botë. Ato përshkruajnë trendin në rritje të udhëtimit nga njëri vend në tjetrin për të përfituar përkujdesje shëndetsore.

Disa thonë se turizmi shëndetsor lindi fillimisht në Greqi, ku njerezit udhëtonin nga larg për të përftuar mjekim nga i cilësuari babai i mjeksise, Herodoti. Më vonë, në shekullin e njëzetë pacientë të pasur nga vende në zhvillim, udhëtonin drejt vendeve të zhvilluara si psh. USA apo Gjermania për kurim.

Megjithatë, në ditët e sotme termi “turizëm mjeksor” apo “turizëm dentar” lidhet ekskluzivisht me pacientë që udhëtojnë drejt vendeve “më pak të zhvilluara” , si Tailanda, India, Hungaria, Kroacia, Kosta Rika, Shqipëria etj., të cilat ofrojnë jo vetëm trajtime me cilësi të lartë dhe kosto të ulët por edhe mundësinë e kombinimit me një pushim në të njëjtën kohë drejt një destinacioni të njohur turistik.

Durrësi është kthyer në “kryeqytetin” e ri të turizmit dentar, rol të cilin po përpiqet me sukses t’jua heqë realiteteve të tjera si Kroaci, Greqi, Serbi etj . Ky aktivitet inovator ka nisur në vitet e fundit por përparon me hapa galopantë.

Ndërkohë që merrni shërbimin më te avancuar stomatologjik të kohës, mund të shijoni bukuritë dhe historinë e një qyteti antik 3000 vjecar i cili ka mjaft për tju ofruar në terma kulture, kulinarie dhe pasurish natyrore. Pjesë e sherbimit që mund t’ju ofrojmë janë edhe paketa të plota akomodimi që nga transferta prej aeroportit, akomodimi në strukturat më të mira të qytetit, transporti nëpër pikat kryesore dhe atraksionet më në zë të qytetit.

Nuk ju mbetet gjë tjetër vecse të na kontaktoni për cdo kërkesë tuajën, për të tjerat mendojmë ne 🙂